Kandidati për deputet nga PDK, Isak Shabani, ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen e ofruar për gjatë ksaj kohe.
Ai ka ftuar qytetarët ta votojnë atë ditën e diel më 9 shkurt.
“Pas një muaji aktivitetesh dhe takimesh me shumë qytetarë – nga Podujeva, në të gjitha fshatrat, lagjet, familjet dhe bizneset – mbrëmë u mblodhëm në Orllan, në vendlindjen time. Si për secilin, edhe për mua, vendi ku jam rritur sjell kujtime të bukura. Por, veçanërisht i çmuar është kujtimi i shoqërisë dhe aktivitetit me shokun dhe bashkëluftëtarin tim, heroin e Kosovës dhe pushkën e parë të lirisë, Zahir Pajazitin. Pikërisht nga këtu filluam luftën për çlirim dhe liri. Faleminderit, vendlindje! Faleminderit, Llap, për përkrahjen”, ka shkruar ai në Facebook.
Shabani ka pohuar tutje se “Pas 9 shkurtit, Kosova do të jetë më mirë, me kryeministër Bedri Hamzën”.
Kandidati Isak Shabani mban numrin 32 në listën e PDK-së.