Site icon Telegrafi

Kandidati për deputet Fadil Demaku takon qytetarët në Prishtinë: Secili prej jush forcon themelin e lëvizjes sonë për një Kosovë më të mirë

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka takuar mbështetësit e tij në Prishtinë.

Demaku takoi punëtorë shëndetësorë, profesorë, veteranë e aktivistë të PDK-së.

“Takim në Emerald, me punëtorë shëndetësorë, profesorë, veteranë dhe aktivistë të PDK-së. Ju falënderoj për kohën, vëmendjen dhe besimin në misionin tonë. Secili prej jush forcon themelin e lëvizjes sonë për një Kosovë më të mirë”, shkroi Demaku në Facebook.

Fadil Demaku përgjatë kësaj kohe ka takuar shumë qytetarë, ku edhe kanë diskutuar për programin e partisë.

Demaku mban numrin 19 në listën e PDK-së.

Exit mobile version