Kandidati për deputet nga lista e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Egzon Kelmendi, me numrin 60, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Kelmendi ka deklaruar se është i kënaqur me rritjen e angazhimit qytetar për një Kosovë fituese.
Ai ka theksuar se, teksa afron data e 9 shkurtit, dita e zgjedhjeve, po shihet një mobilizim i paparë i qytetarëve të Kosovës, të cilët janë të vendosur për të ndihmuar në krijimin e një qeverie më të fortë dhe më të zhvilluar.
“Të dashur miq, tani kur po afrohet 9 shkurti, shihet se mobilizimi i gjithanshëm qytetarë për Kosovën fituese është në rritje të paparë.
Në këtë kuadër, kam takuar sot kolegët nga ETC Ferizaj me të cilët jemi dakorduar për mbështetjen e nevojshme për Koalicionin AAK-Nisma dhe të tjerët me numër 137 dhe për mua në numrin 60. Kosova meriton më mirë dhe ne bashkë do t’ja dalim! Ekonomi e zhvilluar do të thotë Kosovë e zhvilluar! Me njerëz punëtorë, suksesi nuk do të mungoj”, ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/