Site icon Telegrafi

Rama: Brenda mandatit do ta bëjmë Spitalin e Prishtinës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, në premtimet e tij për shëndetësinë ka thënë se Prishtina do ta ketë spitalin e qytetin brenda mandatit të tij katër vjeçar.

Sipas tij, ky spital do të ndërtohet për shkak se në Prishtinë mungojnë shërbimet sekondare.

“E kemi në program dhe do ta bëjmë brenda mandatit Spitalin e Prishtinës”, ka premtuar Rama në emisionin “Debat Përnime” .
Gjithashtu Rama ka thënë se Lidhja Demokratike do të lidhë Qendrat Shëndetësore me mjekët e me barnatoret në mënyrë që të krijohet një historik shëndetësor për prishtinasit.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Prishtinës, diskutojnë në #DebatPernime për balotazhin e 14 nëntorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët që kanë shkuar në balotazh në Prishtinë, Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 17 tetor, kandidati i LVV-së, Arben Vitia ka marrë 42.5% të votave, kurse Përparim Rama nga LDK ka siguruar 29.2%.

Exit mobile version