Kandidati për deputet nga LDK-ja, Feim Salihu, ka përmbyllur parazgjedhore në lagjen e tij Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Salihu ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.
“Kodra e Trimave, lagjja ime, ndjehem krenar me ju. Ju keni qëndruar besnik gjithnjë dhe të bashkuar drejt fitores po vazhdojmë të rreshtuar si krah i fuqishëm i Lidhja Demokratike e Kosovës për zhvillimin e Kosovës.
Lagjja ime, u jam mirënjohës dhe falënderues për përkrahje dhe ndjehem i lumtur që jeni rreshtuar në mbështetje të LDK-së e cila ofron zgjidhjen që duan dhe meritojnë qytetarët: punë, dinjitet, mirëqenie dhe respekt”.
“Do të jem besnik dhe përfaqësues dinjitoz i interesit tuaj”, ka shkruar Salihu.
#shtetishtet #LDK132 #voto59 #feimsalihu