Emili Rousaud do të sjellë Erling Haaland në Camp Nou nëse ai zgjidhet si presidenti i ri i Barcelonës , me zgjedhjet në klub që do të zhvillohen në 24 janar.
Të mërkurën, Rousaud njoftoi se do të emërojë Josep Maria Minguella si krahun e tij të djathtë.
Si pjesë të këtij njoftimi, Rousaud tha se Minguella kishte arritur një para-marrëveshje me agjentin e Haaland, Mino Raiola.
“Ai ishte në gjendje të sillte [Diego] Maradonan, [Hristo] Stoichkovin, Romarion, [Lionel] Messin dhe Ansu Fatin”, ka thënë Rousaud për Minguella .
“Ai ka qenë gjithmonë aty. Ai ishte protagonist në shumë nga kapitujt e rëndësishëm në historinë e klubit”.
“Edhe pse Minguella nuk e përmendi Haalandin me emër, ai foli për një synim transferimi.
“Ai është një lojtar që ka kontratë [më një klub tjetër] dhe ne duhet të jemi diskret”.
“Ajo që ne nuk do të bëjmë është të filtrojmë lajmet. Kjo është shumë e mirë për gazetat dhe shumë e keqe për klubin. Sa herë që lejoni që të futet emri i një lojtari, për shembull, ai shton një milion tjetër [në çmimin e tyre]. Liria e veprimit është thelbësore”, ka thënë Minguella.
Minguella ishte njeriu që solli Messin te Barcelona në radhë të parë dhe ai beson se argjentinasi është ende i kënaqur në Camp Nou.
“Që në momentin e parë, nuk mendova se ai do të largohej”.
“Tani, unë e di me siguri. Leo është i lumtur te Barcelona, por ai dëshiron të fitojë”, ka nënvizuar ai. /Telegrafi/