Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arbër Grabovci, tashmë edhe kandidat i nominuar për kryetar të Pejës nga AAK në zgjedhjet lokale të vitit 2021, ka publikuar foto me kryetarin e Skënderajt, Bekim Jashari, pasardhësin e familjes legjendare Jashari.
Si mysafirë të gjeneral Lahi Brahimajt, Grabovci e Jashari janë bërë bashkë në mesin e shumë miqve që sot kishte mbledhur Kulla e Lahi Brahimajt në Shqiponjë.
“Familjet Jashari, Haradinaj e Brahimaj, frymëzim për brezat”, ka shkruar mes tjerash Arbër Grabovci.
Postimi i plotë i Grabovcit:
“Në oxhakun e gjeneral Lah Brahimajt, me kryetarin Bekim Jashari dhe miq të shumtë!
Familjet Jashari, Haradinaj e Brahimaj, frymëzim për breza. Faleminderit për pritjen! Çdoherë në gëzime gjeneral!”, ka shkruar Grabovci.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Shqiponjë (ish- Jabllanicë) të Gjakovës, ku i shoqëruar nga kryetarë komunash, mes të cilëve Bekim Jashari, Ramiz Lladrovci, Bali Muharremaj e Bashkim Ramosaj, si dhe deputetë të Kuvendit dhe ish-luftëtarë të UÇK-së, Haradinaj vizitoi familjen Brahimaj.