Site icon Telegrafi

Kandidati i AAK-së, Ilir Tasholli: Ju ftoj që masovikisht të dilni në zgjedhje, të votoni Koalicionin për Kosovën Fituese me nr 137 dhe numrin tim 45

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ilir Tasholli, ka kërkuar nga qytetarët që të dalin në votime ditën e diel.

Tasholli ka falënderuar mbështetësit e tij, derisa ka kërkuar ta votojnë atë.

“Të nderuar qytetarë të Kosovës, të nderuar qytetar të Lipjanit. Fillimisht ju falënderoj për përkrahjen e juaj të deritanishme, kanë mbetur edhe disa orë që na ndajnë nga fillimi i procesit të votimit. Ju ftoj që masovikisht të dilni në zgjedhje, të votoni Koalicionin për Kosovën Fituese me nr 137 dhe numrin tim 45. I juaji, Iliri”, ka shkruar ai në Facebook.

Ilir Tasholli mban numrin 45 në listën e AAK-së.

Exit mobile version