Aktivitetet u realizuan në të gjitha 8 rajonet planore të Maqedonisë – Veles, Shtip, Gjevgjeli, Prilep, Ohër, Mavrovë/Rostushë, Komuna Qendër, Bashkia e Shkupit dhe komunat në territorin e Shkupit. Koordinatorët nga sektori qytetar kanë pasur për detyrë të konsultojnë organizatat qytetare në çdo komunë me qëllim që të krijohen kërkesa nga sfera të ndryshme të cilat sot u shfaqën para kandidatëve për kryetarë komunash.
Konferencat për shtyp të mbajtura sot në komunat e përmendura më lartë u emëruan “Detyrim sot! Për ditën më pas!”, nga fondacioni Friedrich Ebert u ftuan të gjithë kandidatët për kryetarë nga komunat e përfshira në projekt dhe kërkesat e organizatave qytetare u prezantuan para kandidatëve në konsultim të drejtpërdrejt.
Sapo këto kandidatë të marrin besimin e qytetarëve, menjëherë fillon procesi i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe plotësim të kërkesave të sektorit qytetar të përkrahura nga Fondacioni Friedrich Ebert – zyra Shkup./Telegrafi/