Sonte në ciklin e emisioneve “Debat D”, të RTV Dukagjini, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, ballafaqohen kandidatët për të parin e Shtimes.
Përballë gazetarit Fidan Rama, do të jenë Mehdi Sali, kandidat i pavarur, Fatmir Rashiti, kandidat i pavarur, Ruzhdi Jashari, nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Selim Shabani, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Naim Ismajli nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Më poshtë lexuesit mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se e ka fituar debatin e sontëm./Telegrafi/