Site icon Telegrafi

Kandidatët për kryetar të Bashkisë së Shkupit nënshkruan Kodeksin për zgjedhje fer dhe demokratike

Petre Shilegov nga LSDM, Koce Trajanovski nga OBRM-PDUKM dhe kandidatët tjerë për kryetarë të Bashkisë së Shkupit nënshkruan Kodeks për zgjedhje fer dhe dmokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë Kodeks, sikur kandidatët për kryetarë të Bashkisë së Shkupit, e nënshkruajnë edhe kandidatët për kryetarë të gjithë komunave në Republikën e Maqedonisë.

Me këtë Kodeks, pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale detyrohen dhe i premtojnë njëri-tjetrit, por edhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë se do t’i përmbahen dhe në mënyrë aktive do t’i promovojnë parimet e zgjedhjeve fer dhe të lira.

Nënshkruesit e Kodeksit hapur shprehin vullnet për ta respektuar të drejtën zgjedhore, e cila është e barabartë, e përgjithshme dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehur.

Krahas Petre Shilegov dhe Koce Trajanovski, kandidatë për kryetar të Bashkisë së Shkupit janë edhe Nasije Selmani nga BESA, Bekim Fazliu nga PDSH, Gjorgji Todorov nga DRM, Vanço Shehtanski nga TMRO, Marija Jones nga ‘E majta’ dhe Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët.

Pas nënshkrimit të Kodeksit, kandidatët do të japin deklarata për mediat./Telegrafi/

Exit mobile version