Site icon Telegrafi

Kandidatët për deputetë në terren për vjeljen e votave, ish-deputeti Kelmendi në kopshtin e tij vjel molla

Ish-deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, biznesmeni Ramiz Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se këtë të shtunë e ka kaluar në kopshtin e tij duke vjelë molla.

Pasi ka vendosur që të mos jetë më pjesë e asnjë subjekti politik dhe të mos garojë në listat e partive politike për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, biznesmeni Ramiz Kelmendi, po ndjehet i relaksuar.

Ai është shfaqur në kopshtin e tij me shumë lloje pemësh duke vjelë molla

Postimi i Kelmendit:

“Në kopshtin tim, në këtë ditë të bukur duke vjelur produkte për nevoja ditore

Kam mbjellur mbi 300 fidane, pemë të lloj-llojshme duke filluar nga fiku të gjitha llojet, ftoi, mushmolla, molla japane, qershi, arra, kivi, portokall, mandarinë, limon, shega, pjeshka, kajsia, molla, dardha, mjedra, boronica, manafera, gati të gjitha llojet!

Para disa vitesh kisha shpjeguar për fermerët se po që se mexhat do mbilleshin me kultura të cilat rriten dhe kultivohen në Kosovë, të hyrat nga frutat, do i kursenin buxhetit tonë mbi 60 milion euro në vit. Kjo duke bërë ndarjen dhe hijëzimin e nevojshëm për tu freskuar gjatë punëve në parcela dhe duke zëvendësuar shkurret të cilat nuk kanë asnjë vlerë materiale, përveç funksionit të ndarjes dhe dëmit në rendiment!

Personalisht, gjatë kohës që pemët e mia kanë rendiment, po kursej rreth 3 mijë euro në vit dhe pas 3 vitesh do kursejë mbi 6 mijë euro.

Miq, ja vlen ta provoni, ja vlen të kurseni!”, ka shkruar Kelmendi./Telegrafi/

Exit mobile version