Edhe pse OBRM-PDUKM, më saktësisht kryetari i kësaj partie, Nikolla Gruevski kishte paralajmëruar erë të re të partisë, një gjë nuk është duke ndodhur.
Në përballjet e sontme në TV Telma dhe në TV24 kandidatët e OBRM-PDUKM-së nuk janë shfaqur në debat përballë kundërkandidatëve të tyre.
Kandidati për Komunën e Velesit, Sllavço Çadiev nga OBRM-PDUKM-së nuk erdhi të përballej me kandidatin e LSDM-së, Ace Kocevski.
Gjithashtu, në emisionin ”Otvoreno” në TV24 në duelin për Komunën e Kumanovës, Zoran Gjorgjievski nuk është shfaqur në debat me Maksim Dimitrievski nga LSDM.
Mbetet të shihet në të ardhmen deri më 13 tetor të shihet a do të shfaqen në debat kandidatët tjerë të kësaj partie. /Telegrafi/