Telegrafi

Kandidatë për kryetar të Serbisë: Nikoliq, Sheshel, Daçiq, Lajiq

Kandidaturën për kryetar të Serbisë në vitin 2017 deri më tash e kanë paralajmëruar lideri i radikalëve serbë Vojislav Sheshel, kryetari aktual Tomislav Nikoliq (nga Partia Përparimtare Serbe) Rasim Lajiq, lider i Partisë Socialdemokrate të Serbisë dhe Ivica Daçiq, lider i socialistëve.

Udhëheqja e ngushtë e Partisë Radikale Serbe dje e ka emëruar kandidat për kryetar të Serbisë liderin e saj Vojislav Sheshel.

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq në fund të prillit kishte deklaruar se do të kandidojë për kryetar në zgjedhjet presidenciale që mbahen në vitin e ardhshëm sepse, ka theksuar ai, “edhe më tej do t’i nevojitet kryeministrit Aleksandar Vuçiq”, shkruan sot “Danas”, transmeton Koha.net.

Kryetari i SDPS-së, Rasim Lajiq kohë më parë kishte deklaruar se beson se si kandidat për kryetar të Serbisë do të marrë vota më shumë se sa që konsiderojnë të tjerët.

Lideri i SPS-së Ivica Daçiq po ashtu më herë ka theksuar se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale.