Duket se Kosova është në prag të emërimit të një përzgjedhësi të ri, sidomos nga raportimet e fundit që vijnë nga jashtë vendit.
Mediumi boshnjak “Sportske” raporton se Blaz Sliskovic pritet të emërohet selektor i Dardanëve.
“Siç mësojmë, Sliskovic është kandidati më serioz për pozitën e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës”, raporton mediumi boshnjak.
“Si lojtar dhe trajner la gjurmë të dukshme te Hajduku, më herët ishte kandidat për stolin e Kombëtares së Kosovës. Tashmë duket se është shumë afër Kosovës”.
“Sliskovic, në të gjitha skuadrat dhe kombëtaren, praktikon futbollin sulmues, dhe ishte veçanërisht i prirur të angazhonte lojtarët e rinj”.
“Baka pati një karrierë mbresëlënëse si lojtar. Përveç në vendlindjen e tij Velezh, ai luajti me sukses në Hajduk, Marseille, Pescara, Olympique, Rennes…”, thuhet në raportimin e Sportske.
Në aspektin e kombëtareve, ai ka drejtuar vetëm Bosnje dhe Hercegovinën, duke u fokusuar më shumë në klube, ndër to si, KF Tirana, Hajduku i Splitit, Alba Lulia…/Telegrafi/