Për të dytën herë pas largimit të tij, Kandemir ka vizituar kryeqytetin kosovar. Turku është parë gjatë ditës së diel në Prishtinë, i shoqëruar nga krerët e klubit ‘bardhekaltër’.
Njeriu që drejtoi Sigalin në fundin e stinorit të kaluar, pritet t’i ndihmoj ish-skuadrës së tij për ndeshjet e ‘Final Fourit’, të cilat zhvillohen më 25 e 27 prill.
Gjithsesi, ai nuk do të jetë në Prishtinë gjatë asaj kohe, pasi ka ndeshje me skuadrën e tij në Turqi, Besiktas. /Arena/Telegrafi/