Ndonëse nga fundi i çerekut të tretë Sigal Prishtina ishte në epërsi kundër Besiktasit me 17 pikë dallim, 57:40, kjo nuk mjaftoi për fitore, kështu që skuadra turke shënoi fitore me rezultat 80:70. Ishte një mbrëmje e gërshetuar me spektakël që e krijuan Plisat dhe tifozët e Besiktasit, por edhe loja ishte e pëlqyer.
“Prishtina më pëlqeu shumë, ka pësuar shumë ndryshime dhe është e fortë. Rezultati nuk ishte me rëndësi, pasi edhe për ne kjo ishte ndeshja e parë dhe kemi risi të shumta, siç është rasti me Lofton, i cili ka ardhur nga kolegji dhe në fillim pati vështirësi të adaptohet”, tha trajneri i Besiktashit, Ahmet Kandemir. /Zëri/Telegrafi/