Telegrafi

Kançeska-Milevska: Nuk ka pasur as ryshfet, as marrëveshje për të votuar “pro”

Ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, në një intervistë për TV Alsat ka hedhur poshtë gjitha akuzat se dikush i ka ofruar para ose ka pasur marrëveshje që ajo të votojë “pro” ndryshimeve kushtetuese të premten në mbrëmje.

Ajo tha se me askënd nuk është marrë vesh për asgjë, duke shtuar se akuzat e tilla janë spekulime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me askënd nuk jam marrë vesh për asgjë. Ka mundur që e vetmja unë të jem që të votoja “pro”. Kam menduar për këtë dhe para vetes jam e pastër. Hedh poshtë zërat se ka pasur ryshfet, ose ndonjë marrëveshje”, tha Kançeska-Milevska.

Për përjashtimin nga partia të asaj dhe deputetëve tjerë që votuan “pro” të premten, ajo thotë se bëhet fjalë për vendim të përshpejtuar dhe joparimor./Telegrafi/