Pas dokumenteve që publikoi Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedoni në lidhje me shumat marramendëse që ka harxhuar ish-ministresha e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska nga paratë e kartelave zyrtare të Ministrisë së Kulturës për blerjen e aparatit të kafesë – Nespreso, për të bërë blerje në “Zara Home” në Selanik, por ka bërë blerje edhe në shitoren greke “Publik”, e njohur për mallra teknike dhe sende tjera, reagoi Kançeska Milevska,përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përgjigja e saj në pyetjen se a e ka parë Rregulloren për përdorim të kartelave zyrtare ishte ‘Nuk më kujtohet’. Në intervistën për SCOOP, ajo konfiroi se ka marrë të holla nga kartela zyrtare por se janë përdorur për karburantë dhe nevoja tjera në lidhje me udhëtimet./Telegrafi/