Maqedonia ka teatër të jashtëzakonshëm, potencial të fuqishëm artistik, artistë të shquar të cilët realizuan shfaqje të jashtëzakonshme dhe fituan mirënjohje të shumta si dhe çmime në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ju jeni krenaria jonë dhe ne do të vazhdojmë me gjithë atë që e kemi bërë deri më tani në investimin e kulturës tonë, theksoi ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska në shënimin e Ditës botërore të Teatrit, 27 Marsi, e cila datë këtë vit me nismën e aktorëve të Maqedonisë u shënua në objektin e ri të Teatrit të Velesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Në tetë vitet e kaluara në teatrot dhe në qendrat për kulturë janë realizuar 450 punësime, prej të cilëve u punësuan 223 artistë-aktorë, dramaturgë, regjisorë, si dhe mbi 220 persona në pjesën e personelit administrativo-teknik’, potencoi Kançeska-Milevska.
Kujtojmë se 27 Marsi është Dita botërore e Teatrit. /Telegrafi/