Simptomat e kancerit të prostatës mund të zhvillohen ngadalë dhe të mos vërehen për shumë vjet. Simptomat zakonisht nuk shfaqen derisa të ketë presion mbi uretër, i cili është tubi që e bart urinën prej fshikëzës nga penisi.
Kur kanceri të jetë rritur mjaftueshëm për të shkaktuar presion në uretër, atëherë fillon edhe shfaqja e simptomave, transmeton Telegrafi.
Është e rëndësishme që të shkoni te doktori menjëherë si ta vëreni ndonjërën prej simptomave, por edhe më me urgjencë nëse përjetoni shenja që tregojnë se kanceri ka avancuar.
Kanceri i avancuar i prostatës është kur kanceri i cili ka filluar në gjëndrën e prostatës fillon të shpërndahet në pjesët tjera të trupit.
Simptomat që ndërlidhen me kancerin sekondar do të varen kryesisht nga cila pjesë e trupit është prekur, por në përgjithësi këto janë shenjat që tregojnë se kanceri ka avancuar:
– Ndiheni shumë më të lodhur se zakonisht
– Në përgjithësi nuk ndiheni mirë
– Keni humbje të apetitit
Vlen të ceket se vendi më i zakonshëm ku kanceri i prostatës shpërndahet është në eshtra – por mund të shpërndahet edhe në mëlçi, mushkëri dhe në organe tjera. /Telegrafi/