Telegrafi

Kanceri në zorrë të trashë nuk shfaqet përnjëherë

Kjo sëmundje shfaqet si pasojë e mënyrës së jetës që nënkupton qëndrimin ulur për një kohë të gjatë, mënyrën jo të shëndetshme të ushqimit, mungesën e konsumimit të pemëve dhe perimeve, ujit dhe stresi. Se kanceri në zorrë të trashë është sëmundje e botës së zhvilluar, e vërtetojnë edhe faktet se kjo sëmundje shumë rrallë shfaqet në Afrikë dhe në Azi, derisa në vendet e zhvilluara prej saj vuajnë 60 njerëz në 100.000.

Kjo sëmundje nuk shfaqet vetvetiu, zhvillohet gjatë e sidomos te personat e moshuar. Më të rrezikuar janë ata që munden ta trashëgojnë Sëmundjen, ata që kanë probleme të vazhdueshme me hemorroidet, por edhe njerëzit me mbipeshë.

Në botë çdo vit preken një milion njerëz, e rreth gjysma e tyre vdesin pikërisht nga kanceri në zorrë të trashë. /Telegrafi/