Telegrafi

Kanceri i prostatës, sugjerime të reja të shkencëtarëve

Në grup studiues nga qendra për parandalimin e sëmundjeve në SHBA ka botuar disa udhëzime të reja mbi kancerin e prostatës ku thuhet se meshkujt mbi moshën 75-vjeçare nuk duhet t’u nënshtrohen procedurave të ekzaminimit për të këtë sëmundje, për arsye se në qoftë se jetëgjatësia e një 75-vjeçari mund të jetë edhe 10 vjet, kanceri i prostatës që zhvillohet ngadalë nuk do ta prekë atë gjatë këtyre viteve të fundit të jetës së tij.

Te meshkujt në moshë më të re, shërbimi për parandalimin e sëmundjeve këshillon që ata të diskutojnë me mjekun e tyre rreth analizës së antigjenit ose PSA para se t’u nënshtrohen analizave të tjera. Analiza PSA ndihmon në zbulimin e tumoreve në fazat më të hershme por gjithashtu nxit kryerjen e shumë biopsive të panevojshme.

Shkencëtarët të cilët pajtohen me këto sugjerime thonë se ato do të pakësojnë një numër analizash dhe ekzaminimesh të panevojshme të cilat janë realizuar deri më tani. /Telegrafi/