Telegrafi

Kanceri i lëkurës mund të trashëgohet

Studimet e reja pohojnë se kanceri i lëkurës mund të jetë i trashëguar. Personat të cilët në familjen e tyre kanë dikë të sëmurë nga kanceri i lëkurës, janë më të rrezikuar që edhe ata të sëmuren nga kjo sëmundje malinje.

Një grup studimesh kanë vërtetuar se melanoma dhe disa llojet tjera kaceresh të lëkurës trashëgohen, mirëpo shkencëtarët e kanë të vështirë të kuptojnë nëse te këto raste kanceri vjen si pasojë e trashëgimisë gjenetike ose si pasojë e ndikimit të ambientit.

Për këtë arsye, shkencëtarët nga Universiteti Queensland janë munduar të zbulojnë shkakun e vërtetë, duke analizuar binjakët, njëri nga të cilët kishte melanomë.

Sipas rezultateve të tyre, është treguar se personat të afërmit e të cilëve vuajnë nga ndonjë lloj i kancerit të lëkurës kanë prirje më të madhe që edhe ata të sëmuren nga ndonjë formë e kancerit./Telegrafi/