Ushtrimet fizike
Një studim i fundit ka treguar se gratë me kancer të gjirit të cilat merren me aktivitet fizik gjatë trajtimit ndjejnë se kanë më shumë energji dhe nuk humbin aq shumë peshë sa personat që nuk merren me aktivitete.
Notimi, lëvizjet dhe vallëzimi si dhe programet tjera mund të ofrojnë një shtytje fizike dhe emocionale.
Ushtrimet fizike për pacientët me kancer të gjirit zakonisht përfshijnë terapi fizike për të rritur forcën, lëvizje të shpeshta të kraharorit dhe ushtrime të lehta aerobike (si për shembull ecje) për rreth 30 minuta, tri ose më shumë herë në javë.
Të ushqyerit dhe dieta
Një dietë e balancuar dhe e shëndetshme mund të sigurojë lëndët ushqyese dhe energjinë për të cilat trupi juaj ka nevojë për tu shëruar. Të ushqyerit e mirë po ashtu ndihmon të mbeteni të fortë dhe të ndjeheni më së miri.
Udhëzuesit për ushqim tek pacientët me kancer mund të jenë të ndryshëm krahasuar me atë që pëlqeni ju. Kontaktoni mjekun tuaj për këshilla rreth të ushqyerit.
Në përgjithësi, ushqimet për pacientët me kancer janë të pasura me proteina, të cilat sigurojnë blloqet ndërtuese për të cilat ka nevojë organizmi juaj. Ata po ashtu mund të jenë të shumta në kalori. Ushqimi juaj gjatë trajtimit mund të ndryshohet nëse ju humbni në peshë gjatë mjekimit, gjë që ndonjëherë ndodh me pacientët me kancer në gji.
Disa barna antikanceroze, siç janë medikamentet e dhembjes, mund të shkaktojnë konstipacion (kapsllëk). Ky problem po ashtu mund të paraqitet nëse ushqimi juaj është i pakët me lëngje, ose nëse keni qëndruar shtrirë për një kohë të gjatë. /Telegrafi/