Site icon Telegrafi

Kanceri definitivisht shkaktohet nga ky ushqim

Ndoshta keni lexuar raporte të mëhershme që thoshin se mishi i përpunuar është shkaku kryesor i kancerit. Dhe mishi i kuq duket se është shkaktari kryesor.

Ky lajm vjen nga Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtim të Kancerit (IARC), ekspertët e së cilës thonë se kanë kryer më shumë se 800 studime që tregojnë se mishi i kuq shkakton definitivisht kancer.

Kjo bazohet mbi të dhënat se kanceri i zorrës së trashë është më i zakonshëm tek njerëzit të cilët hanë më së shumti mish të kuq dhe të përpunuar.

Gjithashtu, ka prova të mjaftueshme që tregojnë lidhje të mundshme të kancerit të stomakut dhe pankreasit me mishin e përpunuar, por jo më shumë sesa kanceri i zorrës së trashë.

Të dhënat e mbledhura nga 800 studimet e kryera, treguan se njerëzit të cilët kishin ngrënë gjatë gjithë kohës mish të përpunuar kishin rreth 17% më shumë gjasa që të zhvillonin kancer të zorrës.

Në mishin e kuq, problemet duket se fillojnë kur një përbërës i quajtur ‘haem’ – pjesë e pigmentit të kuq në gjak, hemoglobinës – thyhet në zorrën tonë për të formuar përbërësit e quajtur “N-nitroso”.

Këta përbërës është gjetur se dëmtojnë qelizat që rreshtohen në zorrë, transmeton gazeta express. Të gatuash mishin në temperatura të larta, të tillë si grillë, krijon gjithashtu përbërës në mish që mund të rrisin rrezikun nga kanceri. /Telegrafi/

Exit mobile version