Kanceri anal paraqet një formë më progresive të kancerit, posaçërisht nëse zbulohet tepër vonë, sepse atëherë mund të jetë fatal
Fatkeqësisht, edhe kur vërejnë që diçka nuk është në rregull në zonën e tyre intime, njerëzve shpeshherë u vjen turp të flasin për të.
Madje as mjekët nuk janë mjaft të njohur me këtë lloj tumori, andaj shpesh e injorojnë, edhe pse nga ai çdo vit sëmuren edhe deri në 40.000 njerëz në botë.
Nëse zbulohet me kohë dhe menjëherë fillohet shërimi, shanset për mbijetesë janë mbi 65 për qind.
Kanceri anal zhvillohet në hyrje të anusit, dhe kur qelizat fillojnë të shumëzohen në mënyrë jonormale, kanceri përhapet edhe më shumë në rektum dhe në zorrën e trashë.
Për shkak të numrit të madh të nyjave limfatike në afërsi, kanceri rrezikon të përhapet në metastazë në tërë trupin.
Në disa raste, kanceri i anusit nuk ka fare shenja, por, rreth gjysma e pacientëve me këtë kancer, ankohen për gjakderdhje nga anusi. Një shenjë tjetër e kancerit të anusit mund të jetë kruajtja anale.
Të gjithë ata që kanë këto shenja duhet të vizitohen edhe atëherë, kur ata mendojnë se e dinë pse i kanë këto ankesa. Për arsye se për kancerin anal nuk është folur shpesh, shumë njerëz nuk e kanë këtë sëmundje në ekranin e radarit të tyre.
Mjekimi standard përfshin kirurgjinë, kimioterapinë dhe radiacioni. Mjekimi duhet të bëhet me dy, ose më shumë, nga këto strategji mjekimi. /Telegrafi/