Site icon Telegrafi

Kancelarja austriake: Thellësisht të pikëlluar nga lajmet tragjike prej tërmetit në Shqipëri

Kancelarja austriake Federale Bierlein dhe ministri i Jashtëm Schallenberg shprehin ngushëllime për familjet e viktimave të shkaktuar nga tërmeti në Shqipëri.

Zëdhënësi i Qeverisë Federale Austriake, Alexander Winterstein shprehet se, “kancelarja austriake Federale Bierlein dhe ministri i Jashtëm, Schallenberg janë thellësisht të pikëlluar nga lajmet tragjike rreth dëmeve të shkaktuara në Shqipëri”.

Lexo po ashtu BE-ja ofron ndihmë për Shqipërinë pas tërmetit

“Mendimet tona janë me viktimat, të plagosurit si dhe me çdokënd të prekur nga tërmeti në Shqipëri”, shprehet zëdhënësi i Qeverisë Federale Austriake, Alexander Winterstein. /KP/

Exit mobile version