Site icon Telegrafi

Kancelari i ri – limuzinë e re: Çfarë do të ngasë Olaf Scholz?

Mercedes-Benz S 680 Guard është emri i plotë i një makine të re të blinduar që i kushton taksapaguesve gjermanë të paktën 547,400 euro.

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të marrë një makinë të re zyrtare me mbrojtje të veçantë.

Mercedes-Benz S 680 Guard është emri i plotë i një makine të blinduar që kushton të paktën 547,400 euro.

Meqë ra fjala, ky model nuk është bërë ekskluzivisht për Scholz-in, siç është rasti me disa limuzina të ngjashme shtetërore, si ajo e përdorur nga presidenti amerikan.

Për klasën “të zakonshme” S duhen 50 orë pune, dhe për Guard duhe 50 ditë! Gjithçka fillon me ndërtimin e një “kafazi” prej çeliku special, fibër karboni dhe qelqi të laminuar me fletë të padepërtueshme dhjetë centimetra të trashë.

Pastaj “trupi” montohet në automjet.

Rezultati plotëson standardet më të larta: inspektorët shtetëror qëlluan mbi 300 të shtëna nga një pushkë automatike në një limuzinë dhe shpërthyen 12 kilogramë eksploziv pranë saj përpara se t’i jepnin certifikimin VR10.

Përveç mbrojtjes balistike, kjo S-Class ka edhe goma rezistente ndaj shpimit, një fikës zjarri automatik dhe një sistem ajri të kompresuar që mund të parandalojë hyrjen e gazrave toksikë.

Ideja ishte që të ruhej forma e prodhimit sepse shumica e këtyre automjeteve shiten nga Mercedes tek klientët që janë në rrezik, si krerët e shteteve, por që duan të kalojnë pa u vënë re nga publiku.

Mercedes i ka dhënë Guards motorin më të madh dhe më të fuqishëm në ofertë – 6.0 V12 me 450 kW/612 kuaj fuqi, i cili zhvillon një maksimum prej 830 Nm.

Ai konsumon mesatarisht 19,5 litra benzinë ​​(emetimet e CO2 442 g/km). /Telegrafi/

 

Exit mobile version