Telegrafi

Scholz në bisedë telefonike me Vuçiqin thekson rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka biseduar sot në telefon me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për raportet bilaterale midis dy shteteve dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Zyra e kancelarit gjerman njofton se kancelari federal foli gjithashtu për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për procesin.

“Kancelari foli edhe për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për të”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Kurse Scholz i ofroi mbështetjen gjermane Vuçiqit edhe për të siguruar standarde të larta mjedisore dhe të qëndrueshmërisë në minierat e litiumit në Serbi.

“Kancelari Federal ofroi mbështetjen gjermane, ndër të tjera, për të siguruar standarde të larta mjedisore dhe të qëndrueshmërisë në minierat e litiumit në Serbi. Ai iu referua projekteve përkatëse gjermane për minierat e litiumit dhe sugjeroi ndarjen e ekspertizës ekzistuese mbi projektimin e qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit të projekteve të tilla,” thuhet në njoftimin e qeverisë gjermane. /Telegrafi/