Site icon Telegrafi

Scholz: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohet

Kancelari gjerman Olaf Scholz, gjatë një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Gjermani ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Në takimin e kancelarit gjerman dhe presidentit serb, që për fokus kishte përftimin nga nxjerrja e litiumit në Serbi, sipas mediave serbe, u bisedua edhe për procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Është e rëndësishme që njerëzit në rajon të mbajnë marrëdhënie të mira fqinjësore. Kjo para së gjithash ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne po punojmë për të ofruar mbështetje për të dyja palët. Ka një marrëveshje për të cilën është rënë dakord dhe që duhet të zbatohet”, ka thënë tha Scholz, në Freiberg të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Më 27 shkurt të vitit 2023, Kosova dhe Serbia zyrtarisht pranuan planin franko-gjerman, që më pas mori emërtimin e Marrëveshjes Bazë apo Marrëveshja e Brukselit.

Pas 27 shkurtit, kryeministri Albin Kurti e presidenti i Serbisë, u takuan sërish në Ohër më 18 mars, ku u morën vesh për dokumentin e dytë, të njohur si Aneksi i zbatimit. /Telegrafi/

Exit mobile version