Telegrafi

Kancelari austriak: Po përjetojmë orë të vështira në republikën tonë

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka thënë se vendi i tij është duke përjetuar orë të vështira.

Në këtë drejtim, ai ka falënderuar të gjithë punonjësit e urgjencës të cilët sipas tij po rrezikojnë jetën e tyre sidomos sot për sigurinë e vendit.

“Policia jonë do të veprojë me vendosmëri kundër autorëve të këtij sulmi të neveritshëm terrorist… Ne kurrë nuk do të frikësohemi nga terrorizmi dhe do t’i luftojmë me të gjitha mjetet. Në mënyrë që policia të përqendrohet tërësisht në luftën kundër terrorizmit, qeveria federale ka vendosur që ushtria federale do të marrë përsipër mbrojtjen e pronës në Vjenë deri më tani”, ka shkruar Kurz në rrjetet sociale.

Ai më pas ka falënderuar partnerët e Bashkimit Evropian dhe ata ndërkombëtarë për shprehjen e dhembshurisë dhe solidaritetit duke kërkuar nga njerëzit e Vjenës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/