Site icon Telegrafi

Kancelari austriak, Kurz: Mbështesim shtimin e sanksioneve ndaj Turqisë

Sebastian Kurz pohoi pas takimit të sotëm të liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, se duhet të veprojë më fort kundër Turqisë.

Kancelari austriak ka shkruar përmes rrjeteve sociale se shteti turk po ligjet ndërkombëtare me rastin rivendosjes së një anije kërkimore në Mesdhe, transmeton Telegrafi.

“Ne gjithashtu duhet të veprojmë me vendosmëri kundër shkeljes së ligjit ndërkombëtar nga Turqia. Prandaj, kërkoj një përgjigje të përbashkët dhe vendimtare të BE-së me lista shtesë të sanksioneve. Ne gjithashtu mbështesim idenë e një embargo armësh ndaj Turqisë”. shkroi Kurz në llogarinë personale në Twitter, transmeton Telegrafi.

Kurz më pas kërkoi që BE-ja menjëherë të pezullojë negociatat e pranimit me Turqinë, duke theksuar se Ankaraja është larguar gjithnjë e më larg nga vlerat evropiane.

Ndryshe, Erdogan gjatë ditës së djeshme pohoi se nuk do të kenë ndikime sanksionet e shteteve evropiane ndaj vendit të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version