Site icon Telegrafi

Kanapeja juaj mund të jetë kancerogjene – në sfungjerin dhe veshjen e saj ka materie të rrezikshme

Kimikatet të cilat përdoren në përpunimin e pëlhurave për kanape dhe divane i kanë konsideruar që kanë lidhje me rritjen kancerit të tiroideve

Kimikatet për ngadalësimin e djegies pas rënies së zjarrit, të njohura edhe si PBDE, ndikojnë në rritje të madhe të kancerit të tiroideve – madje 74% në Britani të Madhe.

Shkencëtarët në shtëpitë e të sëmurëve nga kanceri i tiroideve kanë bërë analizat e ajrit dhe të pluhurit dhe kanë marrë kampionet e gjakut.

Kanë nxjerrë konstatimin që ata njerëz kanë qenë vazhdimisht të ekspozuar ndaj kimikateve për ngadalësimin e zjarrit të cilat quhen PBDE (Polybrominated diphenyl ether) dhe TCEP (tris(2-carboxyethyl) phosphine) i – bashkim organik i fosforit i cili në kontakt me zjarrin shuan zjarrin).

Të dy këto kimikate janë të lidhura me kancerin, sepse ndikojnë në hormone, transmeton Telegrafi.

(Bis(pentabromophenyl)ether) është forma më e përhapur e kimikatit PBDE, i cili nuk është e ndaluar, por shumë e kufizuar në aplikim.

– Kimikatet lirohen si pluhur shtëpie dhe hyjnë në trupin dhe ushqimin tonë, mirëpo më të ekspozuar janë fëmijët tanë – thotë dr. Hather Stapleton.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar që ngadalësuesit e djegies janë të lidhur me problemet në mësim, në numër të vogël të spermës, me ngjizje të vështirësuar dhe vështirësi në shtatzëni.

Janë përdorur në divane, kanape, tepihë dhe dyshekë.

Bashkimi Evropian në dokumentin “Substancat e ndaluara” ka shtuar që BDE nga 2 marsi i vitit 2019 nuk do të prodhohen as nuk do të nxirren në shitje. /Telegrafi/

Exit mobile version