Site icon Telegrafi

Kanali Suez i bllokuar nga anija tani është në dispozicion si një lojë kompjuterike

A mund të arrini të çlironi “Ever Given” nga gjendja e saj e vështirë me buldozer?

Anija e madhe me kontejnerë “Ever Given” mendohet se tashmë është çliruar nga bllokimi i saj në Kanalin e Suezit.

Pas shumë përpjekjesh për ta liruar anijen për disa ditë me radhë, ajo tashmë po lëvizë.

Vënia në lëvizje e anijes ka qenë një përpjekje e gjatë, pasi u mobilizuan rimorkiatorë si dhe gërmues.

Bllokimi i këtij kanali, ka ndaluar kalimin e shumë anijeve me mallra që kapin vlerën e 9.5 miliardë dollarëve në ditë – përfshirë këtu ushqim e naftë – duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në ekonominë botërore.

Por mbi të gjitha, gjendja e vështirë e “Ever Given” bën që të krijohen një numër memesh, dhe tashmë së fundi edhe një lojë.

Duket se ekskavatori i vogël, i cili punon i vetëm kundër një anijeje me përmasa të tilla ka frymëzuar për një lojë të tillë.

Tani mund ta provoni vetë nëse situata është po aq qesharake nga këndvështrimi i gërmuesit – të paktën virtualisht.

Eric Wilder ka publikuar një lojë në të cilën ju kontrolloni një buldozer. Qëllimi: Të lironi “Ever Given”.

Loja në vetvete është më shumë se një meme interaktive. Ka një pamje Game Boy dhe është një aluzion për lojërat e hershme Pokemon në dorën e Nintendo.

Loja mund të luhet në shfletuesin në PC apo Notebook dhe në telefona inteligjent. /Telegrafi/

Exit mobile version