Një kanal në një periferi të kryeqytetit të Argjentinës, Buenos Aires, u bë i kuq, duke alarmuar banorët lokalë.
Fotografitë dhe videot tregojnë ujin me ngjyrë intensive duke rrjedhur në grykëderdhjen, Rio de la Plata, i cili kufizohet me një rezervat ekologjik.
Raportimet e mediave lokale sugjerojnë se ngjyra mund të jetë shkaktuar nga derdhja e bojës tekstile ose nga mbetjet kimike të një depoje të afërt, shkruan bbc.
Ministria e Mjedisit tha në një deklaratë se janë marrë mostra uji nga kanali Sarandí për të përcaktuar shkakun e ndryshimit të ngjyrës.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, deri në pasditen e vonë, ngjyra e ujit kishte humbur disi intensitetin e saj.
Banorët pretendojnë se shumë kompani lokale hedhin mbetje toksike në këtë rrjedhë uji, e cila kalon në një zonë me industri përpunimi lëkure dhe tekstili, rreth 10 km nga qendra e kryeqytetit. /Telegrafi/