Igor Janushev, Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, sonte nuk u shfaq në debatin “Samo Vistina” të televizionit Kanal 5 me Hari Llokvenec të LSDM-së.
Edhe pse udhëheqësja e emisionet vërteton se e ka pranuar ftesën, Janushev në rrjetin e tij social në Facebook ka shkruar: “Dua të them se më parë pranova të marr pjesë në emision të çmuar “Samo Visitina”, dhe të debatoj me nënkryetaren e LSDM-së, Frosina Remenski, me njoftim se me të njëjtin person kam qenë në debat dhe do të ishte më mirë të mendojnë që debati të jetë me ndonjë tjetër nga udhëheqja e LSDM-së, duke thënë se edhe nëse vendoset kështu nuk kam kurrfarë problemi. Qartësisht planet, por edhe dëshirat, pritjet apo frika kanë qenë të ndryshme që më pastaj televizioni të më njoftoj se i ftuari që do të debatoj do të jetë Hari Llokvenec. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për deputet që nuk është në organet e partisë unë thash që jam plotësisht i përgatitur të debatoj me secilin nga nënkryetarë apo Sekretarin e Përgjithshëm të partisë në pushtet, në secilin kohë për secilën temë dhe nëse nuk pajtohen nga LSDM-ja debati me Llokvenecin mund të realizohet me secilin deputet të OBRM-PDUKM-së, shkruan Janushevi.
Na faqen e Kanal 5 qëndron reagim, ku thuhet se ka mbaruar koha kur politikanët zgjidhnin ku dhe me kë do të ballafaqohen, kurse reagimin e Kanal 5 mund ta shihni këtu./Telegrafi/