Gazetari Vasko Eftov, i cili drejton emisionin ”Në Qendër” së fundmi është ”përzënë” nga televizioni Kanal 5, ku u punësua pas pushimit nga puna, nga Alsat-M, për shkak të fyerjeve të bëra ndaj figurës së heroit kombëtar, Adem Jashari, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Portali PlusInfo bën të ditur se udhëheqësia e Kanal 5 ka marrë vendimin për ta larguar nga puna për shkak të ankesave dhe paralajmërimeve të shumta se në emisionin e tij, Eftov përdor shpifje dhe nënçmime.
Kulmi i shpifjeve të tija konsiderohet pohimi për gjoja Federic Mogherini dhe Johannes Hahn janë nën kontrollën e George Soros.
Një hap të ngjashëm Kanal 5 mori edhe ndaj gazetarit kontraverz, Milenko Nedellkovski, emisioni i të cilit tani transmetohet në një tjetër televizion dhe është shumë pak i shikueshëm./Telegrafi/