Një baba mëton të lundroj për 3 mijë kilometra në Oqeanin Atlantik, në një anije të vogël 1 metërshe që e ka ndërtuar vet – dhe me këtë synon të thyej rekordin botëror.
Andrew Bedwell, 48-vjeç nga Newfoudland i Kanadasë, gjatë vitit të ardhshëm synon të thyej rekordin botëror për lundrim me anijen më të vogël nëpër Oqeanin Atlantik, transmeton Telegrafi.
Ai udhëtimin e tij e krahason me një njeri kur ngec në “shportën e mbeturinave”, dhe detyrohet të qëndrojë brenda për 90 ditë.
Ideja për të udhëtuar më anijen që e ndërtoi vet i erdhi nga libri i Hugo Vihlen, që aktualisht mban rekordin për lundrim me anijen më të vogël (1.6 metra) që e realizoi 30 vite më parë.
Anija e punuar nga fibër xhami – është gjysmë metri më e shkurtër dhe arrin të lëvize me një shpejtësi prej 5 kilometra në orë – është një lloj modifikimi i anijes së dizajnuar nga Tom McNally. /Telegrafi/