Telegrafi

Kanadezi shtypi për vdekje me kamion familjen katër anëtarëshe myslimane, në sallën e gjyqit deklarohet i pafajshëm

Kanadezi i akuzuar për vrasjen e familjes katër anëtarëshe myslimane gjatë një sulmi me kamion, në sallën e gjyqit është deklaruar i pafajshëm.

Siç raporton BBC, Nathaniel Veltman, 22-vjeç, akuzohen se në qershor të vitit 2021 qëllim ka shtypur me kamion një familje të tërë për shkak të fesë së tyre, transmeton Telegrafi.

Mbi të rëndojnë katër pika të aktakuzës për vrasje të shkallës të parë dhe për tentim vrasje.

Në këtë sulm kishin humbur jetën Salman Afzaal, 46-vjeç, gruaja e tij Madiha Salman, 41, dhe vajza e tyre Yumna Afzaal, 15 si dhe e ëma e Afzaal, Talat Afzaal, 74.

I biri 9-vjeçr i çiftit ka pësuar lëndime të rënda, por i ka mbijetuar më të keqes.

Vetlman u arrestua menjëherë pas sulmin në një parking në afërsi të xhamisë më të vjetër në qytet.

Siç raportojnë mediat e atjeshme, familja ishte zhvendosur në Kanada nga Pakistani 14 vite më parë.

Fjala është për sulmin më vdekjeprurës kundër myslimanëve kanadezë, që nga vrasja e gjashtë besimtarëve në një xhami në Quebec në vitin 2017. /Telegrafi/