Site icon Telegrafi

Kanadezi shpiku fluturaken me ujë

Shpikësit kanadez iu nevojitën dhjetë vjet për ta përfunduar këtë fluturake. Një hidrofor i ndërtuar prej një materiali të lehtë prej xhamit dhe plastikës “thith” ujin të cilin e dërgon nëpërmjet një gypi të madh, ndërsa uji vë në lëvizje motorin i cili krijon shtypjen dhe mundëson fluturimin.

Piloti ka kontrollin e sasisë së ujit të cilën mund ta thithë nga sipërfaqja dhe drejtimin e lëvizjes së fluturakes. Ndërtimi i një JetLev kushton rreth 100.000 dollarë.

“Askush s’ka ndërtuar diç të ngjashme. Të gjithë mendonin se jam i çmendur. Çdo hap i punimit të JetLev ka qenë i vështirë”, thotë Raymond Li.

JetLev nuk është i mirë vetëm për argëtim, por mund të përdoret edhe për aktivitete shpëtimi dhe kontrollin e integritetit struktural të anijeve pas ndërtimit. Natyrisht plazhet do të mbushen shumë shpejtë me pasanikë të cilët në vend të fluturimit me parashutë përdorin JetLev. /Telegrafi/

Exit mobile version