Një çiklist në Alberta, Kanada bëri një xhiro me biçikletë gati 130 kilometra dhe këtë e bëri pa vendosur duart në timon.
Robert Murray siç raportohet arriti që me biçikletën e tij të përshkojë 130 kilometra por pa vendosur duart në drejtueset e biçikletës dhe këtë e bëri për 5 orë e 37 minuta; dhe për këtë ka fituar një titull në Guinness, transmeton Telegrafi,
Çiklisti tha se ai me duart e tij i bëri masazh këmbëve e tij kur e shihte se u ishin lodhur.
Murray thotë se ai ka bërë shumë ushtrime për ngasje pa timon. /Telegrafi/