Site icon Telegrafi

Kanadezi mban koncert 27 orë pa ndërprerje

Gonzalesit pas koncertit, gjatë të cilit ka lozur në piano dhe ka kënduar, shpërblimin në skenën e teatrit parisien Cine 13 ia ka dorëzuar Frank Chambers, përfaqësues i Guinnessit.

Tridhjetetetëvjeçari kanadez ka thyer rekordin e indianit Prasanna Gudi i cili kohë më parë ka kënduar melodi indiane në kohëzgjatje prej 26 orësh e 12 minutash.

Gonzales ka filluar të këndojë natën e së dielës, derisa koncertin 27-orësh e ka ndaluar çdo tri orë me pauza prej 15 minutash të cilat lejohen nga rregullat e Guinnessit.

Exit mobile version