Site icon Telegrafi

Kanadezi bën mrekulli me flluska shkume (Video)

Yang doli në skenë para 19 vitesh, kur theu njërin prej 17 rekordeve botërore. Së shpejti do ta vizitojë qytetin kinez Shangai për të dhënë shoun e tij “Gazillion Bubble”.

Ai ka paralajmëruar se në Kinë do të përpiqet ta thyejë rekordin e tij Guinness dhe do t’i fusë 150 njerëz në një balon prej shkume.

Para tre vitesh Fan Yang në emisionin e Oprah Winfreyt arriti të krijojë një balonë prej shkume në të cilin mund të futeshin 100 veta. /Telegrafi/

Exit mobile version