Site icon Telegrafi

Kanadezi bëhet hit në internet me mënyrën se si e qëron vezën e zier (Video)

Një baba i tre fëmijëve ka zbuluar një metodë shumë të thjesht por funksionale, e cila ndihmon të qërohen vezët e ziera shumë shpejt dhe pa ndonjë mund të madh.

David Freiheit nga Quebec i Kanadasë, ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter një video interesante në të cilën shpjegon në detaje se si duhet qëruar veza e zier, transmeton Telegrafi.

Në video David i hapë një vrimë të vogël vezës së zier të cilën më pas e frynë duke e mbushur me ajër. Dhe pas disa tentimeve lëvozhga e vezës hiqet vetë pa ndonjë problem.

Lexo po ashtu Filloi si shaka, fotografia e një veze bëhet më e pëlqyera në Instagram, thyen rekordin e Kylie Jenner (Foto)

Videoja e tij për pak minuta është shpërndarë në masë të madhe, dhe shumë njerëz që kanë pasur rastin ta shohin e kanë falënderuar për këtë metodë që ua ka mësuar të qërojnë vezët e ziera që në disa raste vërtet është vështirë.

Pra të gjithë ata që duan të mos humbin shumë kohë në veçantë kur në shtëpi kanë ftuar mysafirë për drekë, atëherë gjithsesi duhet ta shikojnë këtë video. /Telegrafi/

Exit mobile version