Një 13-vjeçar nga Kanadaja ka shkatërruar një veturë sportive italiane Lamborghini që kushton 500 mijë dollarë – duke arritur ta mashtrojë shitësin se është më i madh dhe se mund të vozitë – duke u përplasur gjatë vozitjes.
Pronari i veturës ishte në proces të shitjes së Lamborghini Huracan, dhe për një moment ia dha çelësat një adoleshenti dhe shokëve të tij.
Policia kanadeze ka njoftuar se pronari nuk i kishte pyetur për moshën apo nëse posedon patentë shoferë, transmeton Telegrafi.
I riu besohet se kishte lëvizur me shpejtësi prej 120 kilometra në orë në një zonë malore në kushte të rënda, dhe shiu i rrëmbyeshëm që ia vështirësonte vozitjen.
Kështu në një moment humbi kontrollin mbi mjetin, dhe u përplas në pemë duke e shkatërruar pothuajse plotësisht.
Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia nuk e gjetën askënd në veturë – që me gjasë shoferi dhe shokët e tij kanë shpëtuar pa lëndime të cilët i lokalizuan në një lagje pranë vendin ku shkaktoi aksidentin.
Ata nuk janë akuzuar për vjedhje, pasi pronari i veturës u kishte dhënë leje të përdorin veturën – të cilën ishte në proces e sipër për ta shitur.
“Ne besojmë se pronari nuk ishte i vetëdijshëm për moshën e tyre të vërtetë – apo nëse kishin patentë shoferë”, njoftoi policia në Vankuver.
Megjithatë 13-vjeçari akuzohet për tejkalim shpejtësie dhe vozitje pa mbikëqyrjen e të rriturit – si dhe largim nga vendi ku kishte shkaktuar aksidentin. Atij i është shtuar akuza edhe për vozitje pa patentë shoferë. /Telegrafi/