Telegrafi

Kanadezët gati për prodhim ari, bakri e zinku në Shqipëri

Kjo kompani po planifikon që në një periudhë të afërt të fillojë prodhimin në gjashtë depozita në rajon, duke shenjëstruar bakrin dhe arin, gjithashtu edhe kërkimin e zinkut. Këto depozita volkanogjene, të konsideruara që kanë pasuri të madhe si rezultat i aktiviteteve vullkanike dhe aktiviteteve hidro-termale, përfaqësojnë një burim të mirë të bakrit, zinkut, arit dhe argjendit.

Zonat që përfshihen nga rajoni i Mirditës kanë qenë në fokus të punës, programeve të qeverisë, pasi kanë depozita apo miniera në nivele të ndryshme zhvillmi. “Disa nga këto depozita ishin miniera prodhimi, ndërkohë që të tjerat kanë qenë afër kësaj shkalle, kur Shqipëria u kap nga ngërçi në funksionimin e industrisë minerare, si efekt i demokratizimit dhe privatizimeve”, shprehen përfaqësues të Tirex.

Në mars, Tirex arriti të hynte në prodhim në Shqipëri përmes një marrëveshjeje me Ekin Maden, një kompani e madhe metalesh dhe mineralesh turke. Duke zbatuar një marrëveshje, të dyja kompanitë u bashkuan si një entitet i vetëm dhe i ri, ku secila do të kishe 50 për qind të fitimit. Tirex do të vërë në dispozicion gjashtë depozitat e saj në Mirditë, ndërkohë që Ekin do të financojë zhvillimin minerar edhe në krijimin e kapaciteteve përpunuese.

“Kjo sipërmarrje e Tirex për prodhimin e arit dhe bakrit vjen në një kohë ndryshimesh të mëdha në Shqipëri si taksa e sheshtë 10 për qind për korporatën dhe si taksë personale, anëtarësia në NATO, synimi drejt BE-së dhe një demokraci parlamentare”, shprehet kompania në një deklaratë të saj, raportoi Panorama./Telegrafi/