Telegrafi

Kanadaja mposht SHBA-të dhe fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Përfaqësuesja e Kanadasë ka arritur fitore në garë për vendin e tretë në Kampionatin Botëror.

Dueli i zhvilluar mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka takuar kanadezëve me nëntë pikë diferencë 127:118 pas kohës shtesë.

Koha e rregullt u mbyll me rezultatin baras 111:111, derisa në shtesë kanadezët triumfuan me rezultat 16:7.

Dillon Brooks ishte fantastik në këtë duel me 39 pikë, katër kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe fundori Shai Gilgeous-Alexander që realizoi 31 pikë, pati gjashtë kërcime e 12 asistime.

Te amerikanët më efikasit ishin Anthony Edwards me 24 pikë dhe Austin Reaves me 23 sosh, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/