Përfaqësuesja e Kanadasë ka arritur fitore në garë për vendin e tretë në Kampionatin Botëror.
Dueli i zhvilluar mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka takuar kanadezëve me nëntë pikë diferencë 127:118 pas kohës shtesë.
Koha e rregullt u mbyll me rezultatin baras 111:111, derisa në shtesë kanadezët triumfuan me rezultat 16:7.
Dillon Brooks ishte fantastik në këtë duel me 39 pikë, katër kërcime e pesë asistime.
HISTORY WRITTEN. 🍁
🇨🇦 Canada win their first ever World Cup medal 🥉#FIBAWC pic.twitter.com/xRT8sYObuo
— FIBA Basketball World Cup 2023 🏆 (@FIBAWC) September 10, 2023
Me lojë të mirë u dallua edhe fundori Shai Gilgeous-Alexander që realizoi 31 pikë, pati gjashtë kërcime e 12 asistime.
Te amerikanët më efikasit ishin Anthony Edwards me 24 pikë dhe Austin Reaves me 23 sosh, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/