Site icon Telegrafi

Kanadaja merr medaljen e artë në stafetën 4×100 metra për meshkuj, SHBA-të u skualifikuan

Aaron Brown, Jerome Blake, Brendon Rodney dhe Andre De Grasse fituan medaljen e artë për Kanadanë në stafetë 4×100 metra për meshkuj në Paris 2024, ndërsa SHBA-të u skualfikuan nga gara. 

Ekipi i SHBA-së u prezantua pa Noah Lyles në mesin e vrapuesve, siç pritej pasi ai njoftoi dje se doli pozitiv për Covid-19 dhe Olimpiada e tij përfundoi.

Ai pritej të ishte pjesë e këtij ekipi, por në vend të kësaj, SHBA-të u paraqitën me Christian Coleman, Kenneth Bednarek, Kyree King dhe Fred Kerley.

Pista ishte e lagësht dhe kjo i kushtoi SHBA-ve, që kishin një përplasje me dorëzimin e parë dhe luftuan për t’u rikthyer në garë, por nuk ia dolën.

Kanadaja mori medaljen e artë me 37.50 sekonda. Afrika e Jugut përfundoi me 37.57 me të argjendtën, ndërsa Britania e Madhe do të marrë medaljen e bronztë.

Dukej se ishte një përfundim zhgënjyes në vendin e shtatë për SHBA-në, por skuadra u skualifikua për shkak të dorëzimit të dobët të stafetës. /Telegrafi/ 

Exit mobile version